“4 anëtarët e KQZ që gjykuan dekretin do përfundojnë në pranga”
“A bëjmë apo nuk bëjmë zgjedhje në 13 tetor kjo është histori tjetër. Besoj se është një histori që do të përfundojë me pranga, sepse nuk i lejohet kamikazëve të KQZ-së, atyre 4 që janë që ditën kur t’i bindeshin një ligjërimi të ligjshëm sa kohë që gjykata nuk ka folur, thonë ‘ jo në do të shkojmë me pushime’. Merr masa, ngre një komision hetimor dhe 4 bastardë që kanë shpërdoruar Kushtetutën dhe të drejtën e shqiptarëve për të qenë shoqëri e civilizuar dhe për këta nuk flet njeri. Duhet bërë drejtësi në këtë vend. Në mënyrë që edhe Holanda të na hapi negociatat”,- tha Alibeaj.
Lidhur me sulmet e PS pndaj Presidentit, Alibeaj tha se: “Ilir Meta ka lindur me këmishë. Sepse nuk i ndodh kurrë një presidenti të republikës që të jetë në një situatë të tillë aspak të këndëshme për ambjentin politik, por të jetë në një situatë ku përballë një regjimi qartësisht autokratik të kesh fatin e mirë të përballesh me të.Historia do të jetë ajo që do të vlerësojë qëndrimet, pozicionet e sjelljet e të gjithë aktorëve të kësaj kohe. Do të ishte mirë që roli i presidentit të jetë ai që jep dekorata që bën ndonjë koktej për raste të mira ose që shkon në stadium kur luan kombëtarja. Nuk është e natyrshme që presidenti të jetë i vetmi përballë një mekanizmi pushtet-krim-para, ndonjëherë dhe keqkuptim ndërkombëtarësh”.
KOHA JONË SONDAZH

