4 viktima dhe veç 213 raste të reja në 24 orë nga Covid-19

Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 4 pacientë. ”Një qytetare nga Lushnja 64 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 83-90 vjeç, një qytetar nga Kavaja 86 vjeç”.

Nga 2110 testime, kanë rezultuar pozitivë 213 qytetarë. ”75 qytetarë në Tiranë, 20 në Sarandë, 14 në Fier, 13 në Vlorë, 10 në Berat, nga 7 qytetarë në Durrës, Shkodër, 5 në Peqin, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Kuçovë, Delvinë, Mallakastër, nga 3 qytetarë në Mirditë, Rrogozhinë, Memaliaj, Pogradec, Elbasan, Librazhd, nga 2 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Devoll, Maliq, Përmet, Lushnje, Kamëz, Krujë, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Shijak, Patos, Himarë, Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë”.

Janë 3581 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 70 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 391 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263,909 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 213
Të shëruar në 24 orë 391
Të shtruar në spitale 70
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2110
Testime totale 1,734,743
Raste pozitive 270,947
Raste të shëruara 263,909
Raste Aktive 3581
Humbje jete 3,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1063
Fier 553
Elbasan 397
Vlorë 373
Berat 258
Lezhë 250
Durrës 165
Kukës 160
Shkodër 132
Gjirokastër 127
Korçë 82
Dibër 21

SHKARKO APP