4 viktimat në Velipojë/ Basha: Jeta e shqiptarëve në rrezik, krimi është bërë njësh me pushtetin

Për masakrën në Velipojë ka reaguar edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili shigjeton kryeministrin Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i selisë blu shprehet se jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik.

“Kur policia reduktohet në vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin, kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është “hëngshin kokat e tyre”, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik”.

Ai e ka cilësuar cinik postimin e Ramës për bregdetin e Velipojës mëngjesin e sotëm, të cilin më pas e fshiu, por theksoi se kjo konfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me postimin cinik si i sotmi pas masakrës së Velipojës, përgjegjësi për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij, por vetëm rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri ne palcë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?