43.68% e shqiptarëve kanë votuar deri në orën 17:00
Procesi i votimit për zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare, ka nisur që në orën 07:00 të mëngjesit. Sipas të dhënave nga KQZ-ja, mësohet se numri i pjesëmarrësve në zgjedhje, deri në orën 17:00 është 43.68%. Sipas KQZ-së nga 5199 qendra votimi në total, deri në orën 17:00 kanë raportuar në lidhje me pjesëmarrjen 1653 qendra votimi ku deri më tani vihet re se kanë votuar 508968 qytetarë. Vijon Dibra dhe Tirana të kryesojnë si qarqet me pjesëmarrjen më të lartë të votuesve, me përkatësisht 49.82% dhe 49.30%.
Njoftimi i të dhënave për orën 13:00
Në qarkun e Lezhës pjesëmarrja është 26% . Shihet një pjesëmarrje më e lartë se në vitin 2017. Procesi ka vijuar i qetë si në bashki ashtu dhe në njësitë administrative. Problem ka pasur vetëm disa herë me identifikuesin biometrik e cila ka sjellë vonesa në procesin e votimit ne disa qendra votimi.
Ndërsa KZAZ 61, bashkia Roskovec pjesëmarrja është 32 % KZAZ 60, bashkia Patos 28 %, Kzaz 62, bashkia Mallakastër 31%. Ndërsa në Memaliaj 22%, Dropull 9.2%, Përmeti 24,6%, Këlcyra 11,5% dhe Libohovë 25%. Në total për qarkun Gjirokastër pjesëmarrja deri tani është në 20,4%. Në KZAZ 89, Delvinë pjesëmarrja është 21%.
Në Tepelenë pjesëmarrja është 25,8%. Deri në orën 12.45 kanë votuar 4671 persona në KZAZ 90 në Sarandë, nga 47000 banorë që janë në lista. Në KZAZ Nr.91, në Bashkinë e Finiqit kanë votuar pak më shumë se 2500 votues nga 31000 banorë që janë të regjistruar në listat e votimit, pra 7% kanë votuar.
Në qendrën e votimit nr. 4681 në Ksamil pjesëmarrja ka arritur rreth 15%. Deri tani ne KZAZ 61, bashkia Roskovec është votuar deri në masën 14%, ne KZAZ 62, bashkia Mallakastër 18% dhe ne KZAZ 60, bashkia Patos 15 %. Në të 4 KZAZ të Delvinës 89,të Sarandës 90,të Finiqit 91 dhe të Konispolit 92, procesi vazhdon normalisht, ku pjesëmarrja është 3-4%.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë raportimin çdo një orë të situatës së pjesëmarrjes dhe duke e krahasuar më vitin 2017, ka një rritje të konsiderueshme. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një konferencë me gazetarët për procesin zgjedhor, ka bërë me dije se në mbarë vendin janë 120 qendra votimi që nuk kanë operatorë.
Urszula Gacek, kryetare e OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri, në një komunikim për mediat, tha se ditën e hënë, ora 15:00, do të jepet verdikti për zgjedhjet.