43 urdhër arreste, ministri Balla publikon pamjet nga operacioni i SPAK: Lufta kundër krimit po jep rezultate

Pas fjalës nga Madridi, ministri i Brendshëm, Taulant Balla këtë herë në Facebook, ka publikuar pamje nga operacioni me 43 urdhër arreste pas zbardhjes së disa ngjarjeve kriminale nga SPAK. Operacioni u ndërmor në disa qytete dhe vijoi prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

”Lufta kundër krimit të organizuar falë bashkëpunimit me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjësit e Policisë të lidhur me ta, janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet, krijimin e një trupe policore të denjë dhe me integritet si dhe për rritjen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit. Besimi i qytetarëve është elementi kyç që Policia të përmbushë misionin e saj”,-shkruan Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?