5-vjetori i SPAK-ut, i dërguari i Amerikës mbërrin në Shqipëri

Alexandër Kasanof bën vizitën e parë në Shqipëri, pasi u emërua nga Departamenti Amerikan i Shtetit në detyrën e zëvendës ndihmës sekretarit për Ballkanin Përdëndimor. Kasanof mbërriti në Tiranë pasditen e së mërkurës.

Vizita e Kasanof në Shqipëri lidhet vetëm me pjesëmarrjen e tij në një aktivitet për 5 vjetorin e SPAK, që mbahet të enjten në kryeqytet. Puna e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion ka shkaktuar jo pak reagime politike në vend, për shkak të hetimit, arrestimit apo dërgimit për gjykim të zyrtarëve apo ish zyrtarëve të lartë në vend.

Takimin e parë Kasanof e zhvilloi në selinë e delegacionit të BE-së ku zhvilloi për gati 60 minuta një takim kokë më kokë me ambasadorin e delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato. Së bashku me Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian është mbështetësi kryesor i reformës në drejtësi dhe pavarësisë së SPAK.

”Mendoj se kemi parë sondazhet e fundit se besimi në institucionet e drejtësisë është rritur edhe për të kuptuarit gjithashtu se institucionet e drejtësisë nuk janë më të ekspozuara si ishin më parë ndaj ndikimit politik dhe ndërhyrjeve politike. Nnë nuk shoh ndonjë anësi të veçantë politike në mënyrën se si po vepron SPAK. Unë e kam takuar zotin Dumani, është njeri me integritet të lartë. Ai po bën punën e tij. Nuk kërkon vemendje, nuk kërkon famë. Ai thjeshtë po bën punën e tij”, tha ambasadori Silvio Gonzato në A2CNN.

SHKARKO APP