500 emigrantë vijnë nga Greqia për të votuar, Tavo: Ejani të lirë se diktatura ka dhënë shpirt

Drejtuesi politik i LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo ka shprehur falënderimet për 500 emigrantët shqiptarë që kanë ardhur nga Greqia për të votuar më 25 prill. ”Ejani të lirë të festojmë Pashkën së bashku, dhe të gëzojmë FITOREN E MADHE për rrëzimin e keq-qeverisjes dhe shkelësve dhe diskriminuesve tuaj. Atyre që shkelën Kushtetutën dhe bënë gjithçka për t’ju ndaluar të votoni dhe festoni Pashkën me familjet tuaja. Ejani të lirë se diktatura ka dhënë shpirt”,-shkruan Tavo në facebook.

Postimi i plotë

Falenderoj nga zemra grupin e parë prej 500 emigrantëve të cilët erdhën nga Greqia për të votuar, për të ushtruar të drejtën e tyre njerëzore dhe kushtetuese. Votoni pa frikë se asnjë masë nuk do merret ndaj jush.

Pas 2 ditësh shteti anti-ligjor dhe anti-njerëzor largohet. Ejani emigrantë e votoni pa frikë se asgjë e askush nuk e ndal të drejtën tuaj legjitime.

Ejani të lirë të festojmë Pashkën së bashku, dhe të gëzojmë FITOREN E MADHE për rrëzimin e keq-qeverisjes dhe shkelësve dhe diskriminuesve tuaj.

Atyre që shkelën Kushtetutën dhe bënë gjithçka për t’ju ndaluar të votoni dhe festoni Pashkën me familjet tuaja. Ejani të lirë se diktatura ka dhënë shpirt.

SHKARKO APP