500 mijë lekë të reja familjarëve të 10-vjeçarit, Rama: Engjëlli i vogël u dhëntë forcë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë me dije se qeveria do ti japë 5 milion lekë të vjetra familjes së 10-vjeçarit që u vra nga autombulanca. Samuel Ndoj humbi jetën tragjikisht mesditën e 15 gushtit teksa u përplas nga një ambulancë, në pritje për të kaluar drejt Greqisë. Ndoji kishte ardhur me pushime në fshatin e tij të lindjes, Kallmet të Lezhës së bashku me familjen e tij.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, autoambulanca ishte pa të sëmurë brenda dhe po ecte me shpejtësi kur ka përplasur fëmijën për vdekje.
Policia e Shtetit në versionin e saj zyrtar tha se në autoambulancë ka qenë një shtetase e sëmurë. Sipas saj, shtetasja e sëmurë menjëherë pas aksidentit ku humbi jetë i mituri është transportuar në Spitalin e Gjirokastrës, ndërsa drejtuesi i atutoambulancës është shoqëruar në komisariat.
Postimi i plotë
Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjera Engjëlli i vogël u dhëntë forcë.
Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjera😢Engjëlli i vogël u dhëntë forcë🙏
— Edi Rama (@ediramaal) August 17, 2020