556 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, ministri Hasani nga Shkupi: Bashkimi bën fuqinë ishte porosia e tij

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, këtë të mërkurë ka vizituar dhe monumentin e heroit tonë Kombëtar, Skënderbeu, që ndodhet në Shkup.

Ai thekson se Skënderbeu ishte figura që u njoh me respekt ndërkombëtarisht dhe udhëhoqi nën moton bashkimi bën fuqinë.

“Vizita në Shkup përkon me 556 vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, mbrojtësit të vlerave evropiane, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Bashkë me Ali Ahmetin, Talat Xhaferrin, Bujar Osmanin, Artan Grubin e qindra qytetarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut iu përulëm me respekt figurës së njeriut që fitoi vlerësimin dhe respektin e ndërkombëtarëve”, shkruan Hasani.

SHKARKO APP