58-vjetori i lindjes, Rama dhuratë nga zv/Presidenti i Hagës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, sot ka 58-vjetorin e lindjes. Ai ka marrë një dhuratë të veçantë nga zv/Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë Kirill Gevorgian, gjatë takimit që zhvilloi me këtë të fundit në selinë e Gjykatës në Hagë.

Rama i dhuroi në mënyrë simbolike helmetën e Skënderbeut, Heroit tonë Kombëtar ndërsa Gevorgian i dha atij dy dhurata të mbështjella në dy pako.

Dhuratën që i bëri Gevorgian, Rama preferoi që të mos e zbulojë. Në momentin që ai e nxjerr nga pakoja, kryeministri e fut sërish brenda.

SHKARKO APP