Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 10:18 Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka informuar sot lidhur me gjendjen e personave të lënduar gjatë protestës së djeshme. Sipas të dhënave paraprake…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

6-7% e banorëve në Tiranë ka fituar imunitet ndaj Covid-19. Akademia e Shkencave: 8 rekomandimet tona

Politikë E hënë, 20 Korrik 2020 19:03
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Që prej 9 marsit, ku edhe u kap rasti i parë me Covid-19 në Shqipëri e deri më sot, pandemia që ka pushtuar botën ka ndryshuar dhe tani është më agresive. Specialistët akademik Genc Sulçebe dhe Prof. Dr. Alban Ylli kanë konstatuar të njëjtën gjë gjatë një studimi pesë muaj pas shpërthimit të Covid-19. Në periudhën qershor-korrik agresiviteti i virusit nuk është zbutur, përkundrazi situata është bërë më serioze. Kjo përkon edhe me lehtësimin e masave kufizuese. Akademikët kanë bërë 8 rekomandime, ndër të cilat kërkojnë ndërprerjen e masave lehtësuese, ndalimin e grumbullimit të personave dhe shërbimet në ambiente të mbyllura nuk duhet të lejohen.

Statusi i plotë i Akademisë së Shkencave

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 18 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

“Studim pёr pandeminё, mbi gjendjen e imunitetit të popullatës pesë muaj pas shpërthimit të COVID-19”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

• Deri në qershor 6-7 për qind e popullatës në Tiranë ka fituar imunitet.

• Këto ditë ka përfunduar faza e parë e studimit seroepidemiologjik të gjendjes imunitare ndaj këtij virusi shkaktar i COVID-19 në popullatën e qytetit të Tiranës.

Në kuadër të nismave shkencore për njohjen, përballimin dhe zotërimin e gjendjes së pandemisë të shkaktuar nga Covid-19 në Shqipëri, Akademia e Shkencave, nëpërmjet E-Grupit Në ndjekje të pandemisë, komisionit të mjekësisë e njësive pranë saj, ka ndërmarrë disa studime. Ndër më të rëndësishmet është ndjekja në vazhdimësi nëpërmjet testimeve serologjike të nivelit të imunitetit të fituar në popullatë ndaj Sars Cov-2 realizuar nga specialistёt akademik Genc Sulçebe dhe Prof. Dr. Alban Ylli.

Mbështetur nga rezultatet e testimeve, nga situata serioze e përhapjes së Covid-19 në Shqipëri në periudhën qershor-korrik, si dhe gjendjes në spitale për trajtimin e tyre, komisioni i mjekësisë dhe grupi i pandemisë tërheqin vëmendjen dhe rekomandojnë:

Situata e pandemisë është serioze dhe agresiviteti i virusit COVID-19 nuk është zbutur. Veprimi dhe përhapja e tij nuk bëjnë dallime të mëdha, midis vendeve të pasura e të varfra. Vendeve të perëndimit a të lindjes.

Në fillim u duk se midis vendeve të Balllkanit, do të kalonte me efekte të ndryshme nga vendet e Evropës. Por kjo nuk po provohet me rëndimin aktual të situatës në Ballkan. Prandaj në kushtet e lehtësimit të lockdoën-it, si dhe të lëvizjeve të konsiderueshme të popullatës në stinën e pushimeve verore, për të frenuar qarkullimin e virusit, sa me siper,

REKOMANDOJNE:

1. Duhet të ndërpritet lehtësimi i mëtejshëm i masave që kufizojnë grumbullimet e personave dhe të dekurajohen veprimtaritë që nxisin grumbullime masive të njerëzve. Shërbimet e restoranteve dhe bareve në mjedise të mbyllura, aktivitetet shkollore në mjedise të mbyllura, aktivitete artistike dhe sportive me spektatorë në salla të mbyllura, duhet të vijojnë të mbeten të ndaluara.

2. Të merren masa të rrepta për të siguruar mbajtjen e detyruar të maskave sidomos në mjedise të mbyllura publike, si dhe të shihet mundësia t’u sigurohen falas atyre që nuk kanë mundësi për t’i blerë ato.

3. Të përshkallëzohen aktivitetet inspektuese lidhur me respektimin e protokolleve të funksionimit të shërbimeve të tregtisë, transportit dhe industrisë.

4. Të vijohet me forma të ndryshme të ndërgjegjësimit të publikut lidhur me përshtatjen e sjelljeve vetjake për të ulur riskun nga infektimi. Fokus më i madh duhet treguar ndaj grupeve të veçanta të popullatës që shprehin rezistencë ndaj informacionit.

5. Të intensifikohet aplikimi i praktikave për mbrojtjen e grupeve me risk të lartë, sidomos të moshuarve.

6. Të inkurajohet kudo ku është e mundur puna nga shtëpia.

7. Të intensifikohen aktivitetet e testimit dhe izolimit të personave të infektuar në komunitet.

8. Të vijohet me inkurajimin e monitorimit serologjik në grupe të ndryshme të popullatës.

Për më shumë:

Një studim i tillë, i mbështetur në testimin serologjik të imunitetit të popullatës, është miratuar dhe mbështetur nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe është realizuar nën drejtimin e dy studiuesve të saj, akademikut Genc Sulçebe dhe prof. dr. Alban Ylli.

Deri tani publikut i është bërë i njohur numri i individëve që kanë rezultuar pozitivë me testim molekular të pranisë së virusit SARS-CoV-2, i njohur më gjerë si testimi me tampon. Por është fakt i njohur se numri i të prekurve të zbuluar nëpërmjet testeve, është shumë më i vogël se numri real i individëve të infektuar.

Një mënyrë tjetër për të gjetur të paktën me përafërsi numrin e personave të infektuar realisht nga virusi SARS-CoV-2 është përcaktimi i antitrupave specifike ndaj këtij virusi në një popullatë të caktuar. Individët që rezultojnë pozitivë për këto antitrupa janë ata që kanë rënë në kontakt me virusin, qoftë me simptoma të infeksionit ose pa shfaqur shenja të tij.

Studimi u krye në shërbimin universitar të imunologjisë pranë QSUT dhe është realizuar në dy faza. Në fazën e parë (java e fundit e majit 2020) u studiuan 128 dhurues gjaku nga Qendra Kombëtare e Dhurimit të Gjakut. Ndër to, vetëm një dhurues doli pozitiv, që reflekton një pozitivitet prej 0.8 për qind.

Në fazën e dytë, realizuar javën e parë të korrikut 2020, pra, pas rreth një muaji, u studiua pozitiviteti i antitrupave specifikë ndaj virusit SARS-CoV-2 në 264 individë të moshave 20 deri 70 vjeç, të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme nga regjistrat e mjekëve të familjes të qendrave shëndetësore nr. 3, 7, 8 dhe 9 të qytetit të Tiranës, të cilat përfaqësojnë një popullatë të përgjithshme prej rreth 202 000 banorë.

Rezultatet e përftuara tregojnë një variabilitet të lartë midis qendrave shëndetësore që u studiuan. Qendra shëndetësore nr. 7 pati një pozitivitet 0 për qind në 57 individë; qendra shëndetësore nr. 8, 2.8 për qind në 71 individë; qendra shëndetësore nr. 3, 6.3 për qind në 79 individë dhe qendra shëndetësore nr. 9 pati një pozitivitet prej 17,5 për qind në 57 individë të studiuar. Pozitiviteti i përgjithshëm në të katër qendrat shëndetësore ishte 6.4 për qind.

Nga ky studim autorët nxjerrin konkluzionin se përhapja e imunitetit specifik ndaj Covid-19 në popullatën e qytetit të Tiranës në 3 muajt e parë të epidemisë ka qenë relativisht e kufizuar. Ndërkohë vërehet se në qytetin e Tiranës brenda muajit qershor 2020, ka pasur një rritje më të shpejtë të përhapjes së infeksionit në komunitet, të vlerësuar në 6-7 për qind. Kjo është ende shumë larg imunitetit kolektiv të ashtuquajtur të tufës.

Etiketat e lidhura

akademia e shkencaveCovid-19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 26 minutash

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Para 36 minutash

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 1 ore

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 1 ore

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 13 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 16 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 15 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.