6 marsi/ Basha nga Lushnja: PS ka dështuar. Koha e një modeli të ri politik me Indrit Sefën (VIDEO)

Këtë të premte, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka prezantuar kandidatin për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, që prekin edhe bashkinë e Lushnjes. Për Indrit Sefën, kryetari Basha tha sepërfaqëson një model të ri politik që nuk është parë në këto vite.

”Sot e kam për kënaqësi dhe privilegj të ndodhem në mesin tuaj dhe t’ju them se ndonëse shpesh kam dëgjuar avokatinë e avokat Indrit Sefës, apo e kam lexuar në shtyp që luftonte ndaj padrejtësive, shtypjes.

Nuk është betejë e lehtë, por nuk ka rrugë tjetër, për Lushnjën, e për Shqipërinë. T’ia japim këtë mundësi njerëzve, mundësinë për ta parë veten e tyre pranë familjeve të tyre, shokëve të tyre dhe jo ta kenë mendjen përtej detit. Le ta zhvillojmë këtë vend duke luftuar korrupsionin.

Që kjo të ndodhë na duhen njerëz të përgatitur dhe me guxim, i tillë është Indrit Sefa, i ri, i shkolluar, i pa përlyer, familjar, familjar i ri. Ai është plot dashuri dhe dhembshuri për Lushnjën e lushnjarët. Ky është modeli, këtë duhet t’i tregojmë sot qytetarëve një model të ri, larg baltës, por bazuar në fakte e të vërteta”, tha Basha.

SHKARKO APP