“6 milionë dollarë për këtë shëmtirë”, Kontjana Kuçi: “Veliera”, shpërdorimi më kolosal i parave të taksapaguesve durrsakë
Kryetarja e LSI në Durrës, Kontjana Kuçi, thotë se “ndërtimi i Velierës është shpërdorimi më kolosal i parave të taksapaguesve durrsakë të cilën “Rilindja” pret ta shesë si mrekulli elektorale”.
Në një postim në Facebook, Kuçi e quan përbindësh të shëmtuar betoni Velierën, për të cilën u paguan 6 milionë dollarë.
Postimi i plotë i Kontjana Kuçit në Facebook:
6 milionë dollarë për këtë shëmtirë.
“Veliera” është shpërdorimi më kolosal i parave të taksapaguesve durrsakë të cilën “Rilindja” pret ta shesë si mrekulli elektorale.
Përbindëshi prej betoni që shkatërroi vlerat arkeologjike të Durrësit, që shëmtoi e mbuloi Torrën Veneciane.
“Rilindja” betonizoi Durrësin e po vazhdon deri në frymën e saj të fundit.
Barbarëve të historisë dhe shkatërruesve të identitetit të qytetit tonë i vjen fundi më 25 prill.
Durrësi do i japë ndëshkimin më të madh sektit të betonit dhe korrupsionit.