6 viktima dhe mbi 2600 raste të reja në 24 orë nga Covid-19

Edhe në 24 orët e fundit shifrat e Covid-19 janë të larta. Betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar 6 pacientë. ”Një qytetar nga Kavaja 66-vjeç, një qytetar nga Berati 66-vjeç, tre qytetarë nga Durrësi 73-77 vjeç, një qytetar nga Tirana 85-vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Po ashtu janë kryer 7,859 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2,643 qytetarë. ”1,250 në Tiranë, 137 në Durrës, 120 në Shkodër, 103 në Vlorë, 92 në Elbasan, 90 në Fier, 55 në Lushnje, Gjirokastër, 49 në Berat, 46 në Sarandë, 39 në Krujë, 37 në Lezhë, Kamëz, 35 në Korçë, 34 në Kuçovë, 29 në Kavajë, 27 në Kurbin, 26 në Vorë, 24 në Patos, 19 në Dibër, 18 në Tropojë, Mirditë, Dimal, 17 në Pogradec, 16 në Mallakastër, Cërrik, 13 në Gramsh, 11 Malësi e Madhe, Librazhd, 10 në Vau i Dejës, Divjakë, Skrapar, Belsh, 9 në Shijak, Përmet, Libohovë, Devoll, Peqin, 8 në Mat, Kolonjë, Prrenjas, 7 në Pukë, Rrogozhinë, 6 në Fushë Arrëz, Kukës, 5 në Has, Selenicë, Delvinë, Memaliaj, 4 në Bulqizë, Poliçan, 3 në Klos, Tepelenë, Maliq, 2 në Rroskovec, Himarë, Këlcyrë, 1 në Konispol, Dropull”.

Janë 22,967 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 1,692 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 212,879 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Janar 2022)

Raste të reja ditore 2,643
Të shëruar në 24 orë 1,692
Të shtruar në spitale 128
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 7,859
Testime totale 1,597,494
Raste pozitive 239,129
Raste të shëruara 212,879
Raste Aktive 22,967
Humbje jete 3,283

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10,852
Fier 1,814
Elbasan 1,719
Durrës 1,588
Shkodër 1,519
Vlorë 1,375
Gjirokastër 1,086
Lezhë 854
Berat 837
Korçë 828
Dibër 267
Kukës 228

SHKARKO APP