6 viktima dhe vetëm 85 raste të reja në 24 orë nga Covid-19
Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 6 pacientë. ”Një qytetare nga Tepelena 69 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 72 vjeç, një qytetar nga Durrësi 80 vjeç, një qytetare nga Kavaja 81 vjeçe, një qytetar nga Vlora 85 vjeç, një qytetare nga Tirana 88 vjeçe”.
Nga 1754 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 85 qytetarë. ”23 në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Sarandë, 7 në Fier, nga 4 qytetarë në Peqin, Vlorë, Durrës, nga 3 qytetarë në Lezhë, Lushnje, Mallakastër, nga 2 qytetarë në Gramsh, Gjirokastër, Mirditë, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Kavajë, Selenicë, Delvinë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Pogradec, Poliçan”.
Janë 3969 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 71 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 633 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263,035 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (21 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 85
Të shëruar në 24 orë 633
Të shtruar në spitale 71
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1754
Testime totale 1,730,246
Raste pozitive 270,455
Raste të shëruara 263,035
Raste Aktive 3969
Humbje jete 3,451
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1265
Fier 632
Elbasan 436
Vlorë 365
Berat 295
Lezhë 253
Kukës 162
Durrës 158
Shkodër 150
Korçë 117
Gjirokastër 115
Dibër 21