6 viktima në 24 orët e fundit, mbi 1500 raste të reja nga Covid-19

Betejën nga Covid-19 në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 6 pacientë. ”Një qytetare nga Kruja 65 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 67-73 vjeç, një qytetare nga Kavaja 71 vjeçe, një qytetar nga Saranda 74 vjeç, një qytetar nga Elbasani 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Nga 5779 testime, kanë rezultuar pozitivë 1562 qytetarë. ”671 në Tiranë, 69 në Vlorë, 66 në Shkodër, 62 në Berat, 59 në Durrës, 54 në Gjirokastër, nga 50 qytetarë në Fier, Lushnje, 34 në Elbasan, 32 në Sarandë, 26 në Kamëz, 25 në Kuçovë, nga 24 qytetarë në Korçë, Krujë, 20 në Lezhë, 17 në Kurbin, 16 në Pogradec, nga 15 qytetarë në Vau i Dejës, Dimal, nga 14 qytetarë në Vorë, Mallakastër, Tepelenë, Gramsh, nga 12 qytetarë në Kukës, Divjakë, nga 11 qytetarë në Peqin, Devoll, Patos, 10 në Tropojë, 9 në Malësi e Madhe, 8 në Mirditë, nga 7 qytetarë në Kavajë, Delvinë, Kolonjë, Skrapar, Cerrik, 6 në Dibër, nga 5 qytetarë në Shijak, Belsh, nga 4 qytetarë në Librazhd, Libohovë, Has, nga 3 qytetarë në Pukë, Bulqizë, Mat, Roskovec, Përmet, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Poliçan, Himarë, Selenicë, Rrogozhinë, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Finiq, Maliq, Prrenjas”.

Janë 23,419 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 127 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 1642 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 225,835 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Janar 2022)

Raste të reja ditore 1562
Të shëruar në 24 orë 1642
Të shtruar në spitale 127
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 5779
Testime totale 1,643,091
Raste pozitive 252,577
Raste të shëruara 225,835
Raste Aktive 23,419
Humbje jete 3,323

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10896
Fier 1902
Shkodër 1861
Elbasan 1514
Vlorë 1419
Durrës 1338
Gjirokastër 1241
Korçë 937
Berat 925
Lezhë 824
Kukës 305
Dibër 257

SHKARKO APP