60 studentët serbë priten nga ministrja Lindita Nikolla

 

Studentët serbë të cilët do të ndjekin ndeshjen Shqipëri-Serbi në Elbasan Arena janë pritur nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe 60 studentë shqiptare, ku dhe do të akomodohen në familjet e tyre.

“Gjatë qëndrimit të tyre në vendin tonë, 60 studentët serb, do të shoqërohen nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë, Srđan Verbić, si dhe koordinator dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për t’i uruar mirëserardhjen Ministrit Verbić dhe studentëve serb, Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, i rezervoi atyre një pritje në vilën qeveritare 31.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në agjendën e vizitës së studentëve serb, është parashikuar edhe pritja e tyre nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe aktivitete të tjera kulturore e më pas ndjekja e ndeshjes në “Elbasan Arena„ së bashku me bashkëmoshatarët e tyre shqiptar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?