65 vota pro, merr jetë qeveria teknike në Maqedoninë e Veriut me kryeministër Talat Xhaferin
Politikë E Diel, 28 Janar 2024 14:13
Me 65 vota pro dhe 3 kundër, këtë të dielë deputetët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, votuan qeverinë teknike e cila do të jetë në funksion 100 ditë. Deputetët e VMRO-DPMNE-së ndonëse ishin në sallë ata ashtu edhe siç paralajmëruan nuk votuan qeverinë teknike, derisa deputetët e opozitës shqiptare nuk ishin prezent në sallë.