67 deputetë të rinj në Kuvend, Berisha rikthehet me ”besnikët” dhe aleatët

Partia Socialiste fitoi një mandat të katërt me 83 deputetë. Partia Demokratike bashkë me 25 aleatë të tjerë, në këto zgjedhje morën rezultatin më të dobët në 2 dekada, vetëm 50 vende në parlament.

Edhe pse Kodi Zgjedhor parashikonte teorikisht 2/3 e listave të hapura, ashtu siç pritej, më shumë se 2/3 e ligjvënëse kanë hyrë nga listat e fiksuara nga kryetarët. 95 deputetët dalin nga listat e mbyllura dhe vetëm 45 nga vota parapëlqyese. Nga këta 37 janë të Partisë Socialiste, vetëm 7 të Partisë Demokratike dhe 1 mandat i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Nga 37 deputetët të cilët iu nënshtruan votës preferenciale, socialistët çojnë në parlament 11 gra, ndërsa Partia Demokratike 7 deputetët e hyrë me votën e popullit, 6 burra dhe e vetmja grua që fitoi garën, ishte Jorida Tabaku në Tiranë. PD do t’i sjellë parlamentit të ri 14 deputetë të rinj, ndërsa 36 vendet e tjera i janë rezervuar besnikëve të Sali Berishës dhe aleatëve të tij që për hir të koalicionit, kryedemokrati u la 8 vende të sigurta në lista.

Swiss Digital Desktop Reklama

Socialistët numërojnë 53 deputetë të cilët shkojnë për herë të parë në Parlament, ndonëse nuk janë krejtësisht emra të panjohur. Nga 140 ligjvënësit e ardhshëm, 50 janë deputetë gra, 35 prej të cilave kanë dalë nga listat e Partisë Socialiste, 13 nga koalicioni i Sali Berishës dhe 2 deputete nga Partia Socialdemokrate e Tom Doshit. Partitë e reja përfaqësohen me vetëm 4 mandate, ndërsa mbetet për tu parë nëse mes tyre do të ketë bashkëpunim në Parlament.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?