7 pika/Rama tregon planin financiar për përballimin e luftës
Përmes një video live në facebook, Kryeministri Edi Rama ka treguar më shumë për planin prej 7 pikash të qeverisë në përballjen me Covid-19. ”Ekonomia e shtëpisë sonë të vogël nuk mund të financojë zbatimin në praktikë të ëndrrave opozitare. Ne mund dhe do të financojmë jo jetesën në luftë si në paqe, por mbijetesën e atyre që edhe në paqe mbijetojnë, të atyre që nuk shkojnë dot në punë dhe atyre që pa biznesin e vogël nuk i mbijetojnë dot të nesërmes. Të tjerët nuk duhet të kërkojnë nga ne, por të bëjnë luftën e tyre ekonomikisht ndryshe”. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë shtoi se ”Sot është koha të kursejmë gjithçka mundemi. Nuk shkon që këto kufizime që i kemi pranuar t’i hedhim në plehra ngaqë nuk mbajmë dot radhë siç duhet te dera e dyqanit”.
Pjesë nga deklarata
Ekonomia jonë nuk mund të zbatojë ëndrrat opozitare apo atyre që nuk dinë tablat e shumëzimit. Do të financojmë mbijetesën në luftë, të atyre nga ne që do të përfundojnë në kthetrat e armikut, atyre që nuk shkojnë në punë, atyre që pa biznesin e vogël mbijetojnë nesër. Këta janë ata që kanë më shumë nevojë në këtë moment, të tjerët jo vetëm që nuk duhet të kërkojnë, por të hapim nëse duhet të kalojmë në planin B. Sepse të parët ata me halle reale nuk duhet ti lëmë vetëm, të dytët të bëjnë luftën e tyre si të gjithë të tjerët dhe ekonomikisht ndryshe nga të tjerët. Unë doja që në planin A të impononim dicka nga vetja, si biznesi i madh apo kanë një pagë të lartë, por më bindën si mesazh i gabuar, ku do të dilte se shteti nuk ka para. Nuk do të pregim asnjë pagë përvec të këshillit të ministrave dhe deputetëve që do të marrin gjysëmn e rrogës deri në fund. Presidentit haka e do që ti bëj një falenderim se po ndihmon si duhet me sa mundet.
7 pikat e planit
2.5 mld lekë për luftën në vijën e zjarrit për pajisje dhe mbështetje për personelin
10 mld lekë për garnaci sovrane për komapnitë që kanë vështirësi për pagat
6.5 mld lekë për nevojat imediate për shkresat në nevojë për biznesin, papunësinë
2 mld lekë për Mbrojtjen për operacionin humanintar
1 mld lekë për qeverinë për çdo urgjencë
Do të fshijmë përgjithmonë për kamatëvoneta për energjinë me efekt 15 mld lekë do të përfitojnë 211024 abonetet
Do të riskedlojmë tatim fitim për të gjithë biznesin nga 2-14 mln lekë