7 pikat e Ramës për Covid-19/LSI: Qeveria shtoi paqartësinë dhe mosbesimin

Lëvizja Socialiste për Integrim, thotë se plani i qeverisë për pasojat e koronavirusit është vetëm një hap i fillimtë, por edhe i paqartë, pasi nuk është detajuar. Në reagimin e shpërndarë për mediat, thuhet se LSI-ja do të mbështesë veç hapa konkretë që shkojnë në xhepin e qytetarit.

Reagimi i plotë

LSI vlereson se plani i qeverise per perballimin e pasojave te pandemise eshte vetem nje hap,por edhe ky ende i paqarte dhe i padetajuar. Gjithashtu sot qeveria shtoi paqartesine dhe mosbesimin pasi nuk beri publik se cilet jane fondet qe u shkurtuan ne buxhet dhe te cilat per rrjedhoje do te vendosen per perballimin e pandemise.

Transparenca duhet te jete menyra e shpenzimit te cdo qindarke te qytetareve dhe vetem e vetem ne interes te tyre dhe halleve te medha te tyre ne keto dite te veshtira.

LSI do te mbeshtese vetem hapa konkrete dhe financime te drejtperdrejta, qe shkojne ne xhepin e qytetareve dhe jo zhurme propagandistike per financime qe lindin dhe vdesin ne konferenca shtypi.

SHKARKO APP