7 viktima në 24 orë, dhe mbi 1000 raste të reja nga Covid-19. 23 pacientë në gjendje të rëndë

Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar 7 pacientë të shtruar në spitalet Covid në vend. ”Dy qytetarë nga Vlora 55 dhe 82 vjeç, një qyetetar nga Shkodra 66 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 66-93 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Nga 3,956 testime, kanë rezultuar pozitivë 1001 qytetarë. ”394 në Tiranë, 57 në Krujë, 54 në Fier, 53 në Vlorë, 45 në Berat, 39 në Lushnje, 35 në Durrës, 30 në Sarandë, 27 në Shkodër, 25 në Gjirkastër, 24 në Elbasan, 18 në Kamëz, 17 në Kuçovë, 16 në Lezhë, 13 në Tepelenë, 10 në Kurbin, Mallakastër, 9 në Gramsh, 8 në Vorë, Peqin, 7 në Vau i Dejës, Patos, Divjakë, Devoll, Dimal, 6 në Selenicë, Përmet, 5 në Himarë, Delvinë, Korçë, 4 në Tropojë, Memaliaj, Poliçan, 3 në Kukës, Pogradec, Cërrik, Prrenjas, 2 në Malësi e Madhe, Fushë- Arrëz, Mirditë, Kavajë, Këlcyrë, 1 në Pukë, Has, Rrogozhinë, Dibër, Klos, Rroskovec, Konispol, Libohovë, Dropull, Maliq, Skrapar, Belsh, Librazhd”.

Janë 16,427 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 1,803 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 242,445 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 1,001
Të shëruar në 24 orë 1,803
Të shtruar në spitale 128
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3,956
Testime totale 1,682,861
Raste pozitive 262,241
Raste të shëruara 242,445
Raste Aktive 16,427
Humbje jete 3,369

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 7,199
Fier 1,707
Shkodër 1,567
Vlorë 1,250
Elbasan 1,022
Gjirokastër 806
Berat 793
Lezhë 639
Korçë 603
Durrës 415
Kukës 306
Dibër 120

SHKARKO APP