7 viktima në 24 orë, ulje e madhe e rasteve të reja nga Covid-19

Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 7 pacientë. ”Një qytetar nga Himara 65 vjeç, një qytetare nga Korça 66 vjeçe, një qytetar nga Fieri 79 vjeç, një qytetar nga Shkodra 85 vjeç, dy qytetarë nga Kavaja të moshave 79- 87 vjeç, një qytetare nga Tirana 88 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Nga 1766 testime, kanë rezultuar pozitivë 251 qytetarë. ”113 në Tiranë, 16 në Vlorë, nga 15 qytetarë në Fier, Lushnje, 14 në Durrës, 12 në Berat, 6 në Mallakastër, nga 5 qytetarë në Devoll, Pogradec, Lezhë, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Gramsh, Poliçan, Sarandë, Delvinë, Kurbin, Mirditë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Vorë, Kavajë, Bulqizë, Roskovec, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, nga 1 qytetar në Kolonjë, Dropull, Gjirokastër, Dibër, Tropojë, Has, Kukës”.

Janë 12,606 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 126 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 1246 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 248,882 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (07 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 251
Të shëruar në 24 orë 1246
Të shtruar në spitale 126
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1766
Testime totale 1,695,141
Raste pozitive 264,875
Raste të shëruara 248,882
Raste Aktive 12,606
Humbje jete 3,387

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4887
Fier 1596
Shkodër 1347
Vlorë 856
Elbasan 832
Gjirokastër 765
Berat 668
Lezhë 501
Korçë 459
Durrës 326
Kukës 265
Dibër 104

SHKARKO APP