7 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19, ulen rastet e reja

Në 24 orët e fundit betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar 7 persona të prekur me Covid-19. Më konkretisht bëhet fjalë për pesë qytetarë nga Tirana të moshave 59-83 vjeç, një qytetare nga Fieri 78 vjeçe dhe një qytetar nga Kamza 79 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë, thotë edhe se në 24 orët e fundit janë kryer 3667 testime, nga të cilat kanë dalë me koronavirus 789 qytetarë.

“465 në Tiranë, nga 32 qytetarë në Durrës, Lushnje, 30 në Gjirokastër, 22 në Vlorë, 20 në Sarandë, 19 në Krujë, 13 në Lezhë, 12 në Elbasan, nga 10 qytetarë në Korçë, Kavajë, 9 në Vorë, 8 në Devoll, nga 7 qytetarë në Tepelenë, Mallakastër, Fier, Kurbin, nga 6 qytetarë në Tropojë, Delvinë, Peqin, nga 5 qytetarë në Gramsh, Kolonjë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Kukës, Mirditë, Berat, nga 3 qytetarë në Dimal, Përmet, Patos, Kamëz, Shijak, Has, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Dibër, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, nga 1 qytetar në Konispol, Roskovec, Pukë, Shkodër”.

Aktualisht, në spitalet Covid po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Ajo çka vihet re është se Tirana vijon të kryesojë sa i përket numrit të infektimeve ndërsa pasohet nga Durrësi, Lushnja, GJirokastra, Vlora, Saranda dhe Kruja.

Statistika (24 Janar 2022)

Raste të reja ditore 789
Të shëruar në 24 orë 1824
Të shtruar në spitale 129
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3667
Testime totale 1,630,245
Raste pozitive 248,859
Raste të shëruara 222,508
Raste Aktive 23,039
Humbje jete 3,312

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve

Tiranë 10505
Fier 1855
Shkodër 1714
Elbasan 1638
Durrës 1456
Vlorë 1411
Gjirokastër 1179
Berat 946
Korçë 941
Lezhë 868
Kukës 285
Dibër 241

SHKARKO APP