”70% e ligjeve të BE zbatohen”, ministri Mazniku: Duke filluar nga qershori, pagat në bashkitë e vendit do të rriten
Në Komitetin Europian të Rajoneve është folur për bashkitë si dhe për reformat në pushtetin vendor në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, edhe për kontributin që pushteti lokal ka në kuadrin e procesit të integrimit europian.
Ministri për pushtetin vendor, Arbjan Mazniku ka folur në lidhje me këtë çështje ku është shprehur se sfida e burimeve njerëzore është e madhe në të gjitha bashkitë e vendit.
”Sfida e burimeve njerëzore është shumë e madhe, por faktet kanë treguar që Përmeti ia ka dalë, Mati ia ka dalë padyshim që Shkodra Fieri e Elbasani mund të ia dalin. Duke filluar që nga qershori, pagat në bashki do të rriten për të qenë në nivele të ngjashme me ato që kanë institucionet e tjera qëndrore. J
emi të angazhuar që të krijojmë mekanizma trajnimi të përhershme për stafet e bashkive për t’u aftësuar për punët që na presin. Ne duhet të afrohemi më shumë me BE, të kemi projekte që afrohen më shumë me ta. 70% e ligjeve të BE-së zbatohet në nivel vendor që do të thotë se negocimi ndodh në nivel qendror por zbatimi ndodh në nivel vendor”,-tha në ”Euronews Albania”.