71 vjetori i çlirimit, Ilir Meta merr pjesë në ceremoni
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të zhvilluar me rastin e 71-vjetorit të çlirimit të Tiranës. Në ceremoni merrnin pjesë Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, drejtues të pushtetit vendor dhe anëtarë të këshillit bashkiak të Tiranës.
Për këtë ditë të shënuar Meta tha: “Dëshiroja të shprehja edhe një herë sot nderimin më të madh dhe në emër të Kuvendit të Shqipërisë për partizanët dhe për partizanet që çliruan Tiranën më 17 nëntor të vitit 1944 pas disa javësh betejash të jashtëzakonshme dhe pot sakrifica, pas gjakut të derdhur nga mjaft dëshmore dhe dëshmorë për çlirimin e kryeqytetit. Njëkohësisht për të shprehur mirënjohjen për të gjithë popullin e Tiranës për barrikadat që ngriti për pushtuesit dhe në mbështetje të luftës së partizanëve dhe partizaneve të cilët çliruan kryeqytetin”.
KOHA JONË SONDAZH

