74 vota pro, miratohet Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion i PS-së. Opozita është kundër

Me 74 vota dhe 6 kundër, është miratuar në Kuvend ngritja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Në momentin e votimit, deputeti demokrat Gazment Bardhi doli jashtë sallës së Kuvendit. Deputetët e opozitës që morën pjesë në votim, por votuan kundër janë Ervin Salijani, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Agron Shehaj, Ilda Dhori dhe Albana Vokshi.

Sipas projektvendimit, Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion do të përbëhet nga 11 anëtarë, ku 6 i përkasin mazhorancës dhe 5 opozitës. Ai do të ketë një afat 10-mujor dhe kryetar i tij pritet të jetë Fatmir Xhafaj, ndërsa anëtarë do të jenë kryetarët dhe zv/kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian.

Opozita ka deklaruar se nuk do të bëhet fasadë e propagandës së Kryeministrit Rama. Sipas tyre, ky komision është futur në seancë pa u konsultuar më parë me opozitën. Demokratët kanë kërkuar që betejën me korrupsionin, kryeministri Rama ta nisë nga korrupsioni zgjedhor

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?