8 dhjetori, Basha: Askush s’i mbivendoset askujt tjetër. Të gjithë jemi të barabartë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shpërndarë në Instagram, një video të aktivitetit që mbajti sot në kuadër të Ditës Kombëtare të Rinisë. Në mesazhin e tij, Basha shkruan se askush s’i mbivendoset askujt tjetër, pasi të gjithë jemi të barabartë.

”Në Dhjetorin e 31 viteve më parë, guximi e mposhti frikën dhe solli pluralizmin. Ishte një rrugë e vështirë, pikërisht prej natyrës së komunizmit shqiptar, prej terrorit që mbizotëronte dhe kultit të individit.

Gjatë këtyre viteve ne mësuam mbi të gjitha se çfarë do të thotë individualitet. Secili është i shenjtë në individualitetin e vet, askush s’mund t’i mbivendoset askujt tjetër. Të gjithë jemi të barabartë para ligjit, para Zotit”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lulzim Basha (@lulzimbasha)

SHKARKO APP