8 Dhjetori/Mediu takim me studentët: Rinia gati të rrëzojë regjimin e Ramës më 25 prill

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe Profesor Selami Xhepa, rektor i Universitetit Europian të Tiranës, zhvilluan një bashkëbisedim me studentë, pedagogë dhe profesionistë të cilët kanë studiuar në Shqipëri, dhe në vendet e BE dhe SHBA. Sipas njoftimit për shtyp të PR-së, ky bashkëbisedim erdhi me rastin e 8 Dhjetorit, dhe riktheu ditët e protestave të sdutentëve, por mbi të gjitha gjendjen e rëndë ekonomike dhe politike mbas 30 vitesh në Shqipëri.

Xhepa dhe Mediu vlerësuan rolin dhe kurajon e studentëve të Dhjetorit në përballjen dhe përmbysjen e sistemit komunist dhe fillimin e pluralizmit shqiptar me themelimin e PD-së. Ata evidentuan arritjet e pluralizmit dhe demokracisë shqiptare në këto 30 vite, por dhe problemet që kanë shoqëruar tranzicionin e gjatë shqiptar. Xhepa theksoi se PD, PR, si dhe e djathta ishin promotor të zhvillimit të ekonomisë së tregut dhe vlerave të demokracisë liberale në një shtet tërrësisht të rrënuar politikisht dhe ekonomikisht nga diktatura komuniste si asnjë vend tjetër i lindjes komuniste.

Kryetari PR-së, theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, liberlizimi i vizave janë nga fitoret me rëndësi të madhe historike për shqiptarët nën qeverisjen e kryesuar nga ish-kryeministri Berisha. ”Këto arritje kombëtare erdhën për shkak të luftës me krimin dhe korrupsionin dhe duke u orientuar në reforma te thella ekonomike dhe institucionale”,-tha ai. Nga ana tjetër, Mediu theksoi nevojen e një ndryshimi të domosdoshëm në qeverisje dhe parlament.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Qëllimi ynë duhet të jetë ndertimi i Shtetit të së Drejtës, standarteve Europiane kushtetuese, ku përcaktohen qartë roli i 3 pushteteve kontrolli dhe balancimi i tyre në mbështetje të lirive dhe të drejtave te qytetarëve shqiptarë. Ndërtimin e një Shteti ku drejtësia duhet ti sherbejë interesit te qytetarëve dhe të garantojë barazinë perballë ligjit. Për fatin e keq sot nuk jemi një Republike Parlamentare, por një Republikë e një individi të Edi Ramës, i cili ka ndërtuar një regjim te korruptuar, duke shkatërruar ekonominë, liritë dhe të drejtat e shqiptarëve dhe duke ju kundërvëne Europës. Parlamenti duhet të jetë një institucion i rëndësishem që përfaqëson interesat e qyetarëve dhe si i tillë, duhet patjetër të ketë mundësi të zgjedhin deputetët që do i përfaqësojnë, si dhe deputet të jenë të përgjegjshëm përballë qytetareve dhe jo vetëm partive politke. Zhvillimi i ekonomisë kërkon politika mbështetëse ndaj biznesit, taksa të ulëta dhe siguri juridike. Shqipëria është vendi me i varfër në Europë jo se i mungojnë resurseset dhe kapacitet njerëzore, por sepse i mungon një qeverisje e drejtë. Regjimi i korruptuar i Edi Ramës, taksat e qytetarëve i përdor për afera korruptive dhe politika klienteliste”,-tha më tej Mediu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Studentët ngritën shqetësimin e pamundesisë për punësim, apo vleresim të meritës së tyre si dhe pamundësisë për të hapur dhe zhvilluar biznes, prandaj kjo situatë e rëndë ka detyruar bashkëmoshatarët e tyre të largohen nga Shqipëria. Ata theksuan se Universitetet duhet të gëzojnë autonomine e tyre dhe te mos jenë nën kontrollin e qeverisë. Në përfundim të gjithë bashkëbiseduesit, theksuan nevojën e përfshirjes në politike për të ndryshuar Shqipërinë më 25 prill dhe për tu ribashkuar me Europën me një qeverisje të djathtë dhe të përgjegjshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?