80 mijë dollarët për Bilal Shehun, PD: Rama i mori nga paratë e drogës

Demokratët kërkojnë një pëgjigje nga kryeministri Edi Rama, se ku I gjeti ai 80 mijë dollarët, me të cilat pagoi një foto me Obamën. Në një konferencë për mediat, Edi Paloka tha se Rama i ka marrë këto para nga krimi i organizuar, osë më saktë nga trafikantët e drogës.

Deklarata e nënkryetarit të PD, Edi Paloka

Prej një jave Edi Rama gjendet nën akuzë se ka financuar një krim federal në Amerikë, dhe ai nuk jep asnjë shpjegim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bilal Shehu, taksisti i Neë Jersey e ka pranuar se 80 mijë dollarëshi që ka paguar në fushatën e Obamës, për ti mundësuar Ramës një takim dhe një foto me presidentin amerikan, i ka ardhur nga jashtë. Nga një burim i huaj. Nga Shqipëria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama është nën detyrim të bëjë transparencë, se nga dolën këto para. Kush është burimi i tyre?

Dyshimet janë për para droge ose aktiviteti kriminal, cka e rëndon edhe më shumë pozitën e Edi Ramës në këtë skandal.

Nëse ato janë para droge dhe trafiqesh, paratë e atyre trafikantëve me të cilët Rama erdhi në pushtet, kemi të bëjmë me një krim edhe më të madh, dhe çështja duhet zbardhur sa më shpejt.

Edi Rama është përfituesi i drejtpërdrejtë i 80 mijë dollarëshit që u pagua nga një burim i huaj.

Dhe është ai që duhet të përgjigjet:

Nga vijnë këto para?

Kush është burimi?

Kush është pagatori, kush është ky donator i Edi Ramës?

A janë para të ligjshme, apo të aktiviteteve kriminale?

Sa më shumë struk kokën e nuk përgjigjet për këto pyetje, aq më shumë rëndohet akuza ndaj tij, aq më shumë bëhet e besueshme se Edi Rama financoi një krim federal në amerikë me para të pisëta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?