83 mandate, Rama: Shqiptarët na besuan më shumë se asnjëherë. Zgjodhën dritën e Europës dhe jo errësirën e gropës

Kreu i PS-së, Edi Rama po mban fjalimin e fitores së 83 mandateve në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Rama falenderoi të gjithë shqiptarët që votuan për Shqipërinë që ecën drejt Europës dhe që zgjodhën rrugën e BE-së dhe braktisën errësirën e gropës dhe “kapeles fake” që “shan dhe mallkon”.

“Ja ku u rikthyem përsëri këtu 33 ditë nga dita që u nisëm, fillimisht me gratë dhe vajzat komando të PS-së, në të 12 qarqet dhe pastaj në të gjithë nga sheshi i Skënderbeut për të mbledhur çfarë mbollëm me shumë punë dhe mund për 4 vite me radhë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve. Për 30 ditë shqiptartë dëgjuan, vlerësuan dhe më 11 maj ata vendosën të na e besojnë ne PS-së mandatin e katërt.

Na besuan më shumë se asnjëherë më parë për një sfidë me të madhe se 4 vite më parë. Për 4 vite ne mbodhëm më shumë besim te Shqipëria ndaj mlodhën edhe më shumë shpresë e rezultat, për Shqipërinë Europiane, një votë referendare për Shqipërinë që do anëtarësohet në BE. Këto zgjedhje përballën Shqipërinë që di çfarë do e kërkon me atë që shan e mallkon papushim, që nuk di çfarë do. Shqiptarët zgjodhën një Shqipëri të rrugës së fatit europian dhe një Shqipëria me gjithë të zezat dhe sytë e nxirrë nga urrejtja”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i mazhorancës vuri theksin edhe te zgjedhja që bënë shqiptarët, duke parë nga e ardhmja dhe integrimi. ‘‘Mes dritës së Europës dhe errësirës së gropës së një kapele fake, Shqipëria zgjodhi driën. Me zërin tonë e radio të vjetër me ca tiki-take, Shqipëria zgjodhi korin tonë. Faleminderit Shqipëri. Në kujtesën time kjo fjalë fitoreje ka qenë më e vështirë për ta thenë atë se çfarë është për mua kjo fitore”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?