86-vjetori i lindjes së Dritëroit. Fjalimi i veçantë i Gramoz Ruçit dhe detajet nga jeta e shkrimtarit të madh

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi mori pjesë në ceremoninë e organizuar në nderim të 86 vjetorit të lindjes shkrimtarit të madh DritëroAgolli.

Në këtë ceremoni, Ruçi mbajti edhe një fjalë përshëndetëse duke nënvizuar vlerën dhe krijimtarinë e pasur që la pas shkrimtari Dritëro Agolli e cila do të mbetët e përjetshme në veprat e tij.

Kreu i Kuvendit solli para të pranishmëve detaje nga jeta e Agollit në politikë, për debatet brenda PS, apo sherret mes së majtës dhe të djathtës për Luftën Antifashiste Nancional Çlirimtare.

Fjala e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit:

“Po ku të ligjërosh dhe për kë të ligjërosh, ku unë nuk jam i shquar, por edhe të isha i shquar, përpara atij që ka ligjëruar aq shumë, sigurisht që të gjithëve ne të tjerëve na takon që të biem në gjunjë.

Kështu më lejoni të kujtoj ndonjë moment në këtë ditëlindje që na ka mbledhur të gjithëve bashkë për Dritëroin tonë të dashur.

Ai ishte një njeri i vërtetë, ishte i drejtë për drejtë, siç e njohim të gjithë, nuk shtirej dhe kam parasysh veçanërisht në këto 27 vjet, që të gjithë u turrën për tu quajtur reformatorë, e për tu distancuar nga e kaluaradhe kur flisnin, askush nuk ia mbante që ta vështronte në sy, jo më që ti përmendin emrin Dritëroit. Ai si gjithnjë i mençur, gjithnjë mendonte, dhe me një fjalë i uli të gjithë në gjunjë duke u thënë “Çfarë flisni ju, të gjithë ne kemi”,- bëhej fjalë në sallën e parlamentit,- “kemi dalë nga mitra e përgjakur e PP-së.”

E dyta, shpesh ai nxehej nga ato diskutimet, që të gjithë juve na kritikoni në sallën e parlamentit. Dhe natyrshëm dhe në ndonjë mik që kishte të ngushtë u thoshte, po unë çfarë dua në këtë.

Dhe shpesh ai asnjëherë nuk replikonte me të, por tërë kohën shkarraviste. Dhe në ato fletët që kanë në tavolinat e punës parlamentarët, nuk e di nëse është këtu profesor Uka, por ai ja merrte, aty janë të gjitha përgjigjet që mund të bësh në të një vepër të tërë nga Dritëroi.

Ai ishte tolerant, por vetëm në një pikë nuk toleronte. Në të gjithë ato raste kur përgojohej dhe kur mohohej Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtarë. Aty nuk toleronte.

Më kujtohet momenti kur diskutohej në parlament çështja e datës së çlirimit, një diskutim i gjatë, tërë oratori, gjithë qëllimi ishte të mohohej kjo. Dhe Dritëroit i erdhi radha nga ora 11 e 30 e natës, dridhej i gjithi dhe mbasi mbaroi diskutimi doli tek kafja dhe ishte fiks ora 12.

Miqësia e Dritëroit nuk kishte kufij dhe parti.

Ai kishte një mik të ngushtë, inxhinier në mos gabohem që vinte nga Librazhdi, që ishte i përndjekur, por ishte miku i ngushtë i Dritëroit, ishte deputet i PD-së. Hanin pinin, shoqëroheshin, shkonin në familjet e njëri-tjetrit.

Dhe ai kishte mbushur dy gota me verë, një e kishte për vete, tjetrën priste Dritëroin.

Por ai kishte pirë disa, ndërkohë Dritëroi ishte për të folur dhe ai gjysmë i dehur i thotë, ndërsa Dritëroi bënte xhiro dhe nuk ulej në tavolinë “O Dritëro hajde ulu pije këtë gotën”. Dritëroi duke lëvizur i përgjigjet “Nuk e pi morë jo se më duket e mbushur plot me ballist”. Edhe ai i përgjigjet “Edhe kjo e imja plotë ,e komunist është por unë po e pi”.

Kështu në qoftë se do të vazhdoja me episode të kësaj natyre, jo vetëm unë por të gjithë të pranishmit këtu mund të tregonin pafund, sepse është e vërteta, ashtu sikurse thanë të gjithë parafolësit.

Për një stinë, s’ka vdekje, ka ditëlindje, ata rrojnë në kujtimet e tyre, me veprat e tyre të pavdekshme.

Të rrojmë edhe ta kujtojmë, edhe ta dashurojmë brez pas brezi të pavdekshmin Dritëro Agollin”.

 

SHKARKO APP