9 viktima në 24 orë, dhe mbi 1100 raste të reja nga Covid-19

Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 9 pacientë. “Një qytetar nga Puka 49 vjeç, tre qytetarë nga Fieri 58-85 vjeç, tre qytetarë nga Tirana 61-79 vjeç, një qytetar nga Durrësi 73 vjeç, një qytetar nga Berati 80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Nga 7,554 testime kanë rezultuar pozitivë 1,164 qytetarë. “529 në Tiranë, 64 në Vlorë, 52 në Shkodër, 46 në Durrës, Fier, 44 në Krujë, 33 në Gjirkastër, 32 në Lushnje, Berat, 22 në Sarandë, Elbasan,15 në Lezhë, 11 në Kamëz, Korçë, Skrapar, 10 në Patos, Devoll, Dimal, Kuçovë, Gramsh, 8 në Malësi e Madhe, Kurbin,Vorë, Divjakë, Tepelenë, Peqin, 7 në Kukës, Kavajë, 6 në Vau i Dejës, 5 në Selenicë, Kolonjë, Cërrik, 4 në Mirditë, Shijak, Mat, Mallakastër, Delvinë, Pogradec, Librazhd, 3 në Fushë -Arrëz, Tropojë, Himarë, Memaliaj, Poliçan, Belsh, 2 në Has, Rroskovec, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Maliq, Prrenjas, 1 Dibër”.

Janë 17,236 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 1,987 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 240,642 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (02 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 1,164

Të shëruar në 24 orë 1,987

Të shtruar në spitale 128

Humbje jete në 24 orë 9

Testime ditore 7,554

Testime totale 1,678,905

Raste pozitive 261,240

Raste të shëruara 240,642

Raste Aktive 17,236

Humbje jete 3,362

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 7,702

Fier 1,705

Shkodër 1,598

Vlorë 1,320

Elbasan 1,040

Gjirokastër 886

Berat 733

Lezhë 653

Korçë 648

Durrës 509

Kukës 313

Dibër 129

SHKARKO APP