9,000 Shqiptarë pro nismës, “President nga Populli”
Nisma ligjore e cila ka gjetur mbështetjen e 10 deputetëve për ndryshim kushtetues, që Presidenti i Republikës së Shqipërisë të mos votohet më nga partitë por ti lihet në dorë e të votohet nga populli, ka gjetur mbështjen edhe nga qytetarët. Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi të cilët kanë mbështetjen e disa deputetëve të majtë e të djathtë, janë nismëtarët e këtij ndryshimi kushtetues që kërkohen të ndodh lidhur me reformën në Drejtësi.
Ata kanë ka propozuar që Presidenti i Republikës së Shqipërisë të zgjidhet nga populli dhe jo nga partitë në parlament dhe për këtë është hapur një peticion online, ku deri më tani kanë votuar pro nismës ligjore afro 9 mijë Shqiptarë.
Praktika kushtetuese aktuale, është që Presidenti votohet në kuvend, nga votat e deputetëve. Por sipas Hafizit, kjo nuk garanton që Presidenti të jetë një institucion mbi palët dhe jashtë palëve.
“Shqipëria ka vuajtur shumë nga vendimet dhe marrëveshjet e partive politike. Këto vendime nuk kanë prodhuar më shumë demokraci, më shumë mirëqenie dhe integrim më të shpejtë në Bashkimin Europian. Sot partitë janë mbi popullin dhe vendimet e tyre nuk konsultohen dhe nuk ankimohen dot. Por historia ka provuar se, kur vota e popullit nuk respektohet, mirëqenia cenohet”,- është shprehur deputetja e PS-së.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

