94 bashki? PS i mbyll sërish derën PD: Të ruhen 61 bashki. Nuk ka kohë

Opozita për Reformën Territoriale kërkon shtim të numrit të bashkive nga 61 që janë, në 94. Por raporti i ekspertëve të PS-së për Reformën Territoriale, del sërish kundër PD-së në lidhje me shtimin e numrit të bashkive në vend.

Një ndër arsyet është mungesa e kohës për ndjekjen e procedurave të parashikuara nga ligji për vendimmarrje për rishikim të ndarjes territoriale, por edhe afrimi i zgjedhjeve lokale në 2023.

“Për momentin të ruhen 61 bashki, për më tutje të bëhet një studim i plotë. Nuk ka kohë tani për ndërhyrje, në vijim mund të shkrijmë apo coptojmë bashki”, thuhet në raport.

Reforma territoriale e vitit 2014 u miratua në Kuvend vetëm nga shumica e majtë pasi PD në opozitë e bojkotoi seancën parlamentare.

SHKARKO APP