98% të firmave janë të sakta, Shehaj: Do shkoj në Kuvendin e 11 dhjetorit

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj thotë se ka kontrolluar firmat e degëve 5 dhe 7, që ishte drejtues gjatë fushatës elektorale.

I ftuar në “Open”, Shehaj theksoi se mbi 4200 firmat e mbledhura nga foltorja e Berishës janë të sakta dhe të vërteta dhe se do të shkojë në Kuvendin Kombëtar më datë 11 dhjetor.

“Shkova me një qëllim të vetëm të verifikoj se si është e vërteta. Ka një debat të madh, kur firmat janë aty mund të shkoni t’i verifikoni. Unë kam pasur listën e degëve që më është dhënë gjatë fushatës.

Unë isha drejtues, 170 delegatë janë në degët 5 dhe 7. Kam folur me rreth 100 delegatë. Janë rreth 170 delegatë, kanë firmosur 58% tek dega 5 dhe 56% tek dega 7. Rreth 170 delegatë, unë nuk kam ardhur për provim.

Një sekondë, nga 170 nga të cilët 100 janë nga dega 5, rreth 70 janë nga dega 7, 80%, prej tyre kam folur, 98% më kanë konfirmuar që kanë firmosur. I njoh, kam numrat e telefonit të secilit prej tyre, nga i njëjti më ka marrë, aty e kam marrë, unë prandaj verifikova numrat e degës 5 dhe 7”.

SHKARKO APP