Prapë tërmet në Shqipëri, tani në Korçë

Një tërmet i fortë është regjistruar pak minuta më parë në juglindje të vendit në Bilisht të Korçës.

Raportohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.8 ballë dhe 2 km në thellësi të tokës, çka ka bërë që lëkundjet të ndihen shumë, ndërsa dhe valla e goditjeve ka zgjatur disa sekonda.

Ky është tërmeti i dytë për 2020-ën pasi një tjetër me forcë 4.2 ballë tronditi vendin orët e para të ditës së sotme.

SHKARKO APP