Anila Basha i kërkon Presidentit Meta të shpallë Lushnjën, NDERI I KOMBIT
Nga Anila Basha (Facebook)
Prej fillimit te vitit 2020, me te drejte, lushnjaret kane nisur iniciativen ne rrjetet sociale per te kujtuar se kemi hyre ne 100 vjetorin e festimeve per Kongresin e Lushnjes, ngjarja me e rendesishme historike te shtetformimit tone, pas shpalljes se Pavaresise ne Vlore.
Lushnjaret kane te drejte te krenohen, madje t’u qendrojne perballe zyrtareve te pushtetit lokal dhe qendror, kur shohin mungesen e theksuar te impenjimit te tyre per kete ngjarje me vlere te madhe historike per kombin shqiptar.
I vetmi lajm qe na vjen nga qyteti i Lushnjes eshte hedhja e nje granate ne zyren e kryetarit te Bashkise, kur ne fakt, do te duhet te ishte shpallur e publikuar nje game e gjere aktivitetesh per festimet e 100 vjetorit te Kongresit.
Tani eshte shume vone qe ndokush te kujdeset per kete, sepse kalendari i aktiviteteve duhet te ishte pergatitur qe vitin e kaluar, me nje grup pune transparent dhe me propozime per aktivitete jo vetem ne qytetin tone, por edhe me gjere. Tirana ka kohe qe e ka bere kete, per te festuar pikerisht 100 vjetorin e shpalljes se Tiranes kryeqytet, nga Kongresi i Lushnjes.
Bashkohem me nismen e ndermarre ne rrjetet sociale, me kerkese te vecante per Presidentin e Republikes, te shpalle Lushnjen qytet “Nderi i Kombit”. #Krenare_qe_jam_lushnjare
KOHA JONË SONDAZH

