A do të bashkohet me Ramën për të ndryshuar SPAK-un? Berisha jep këtë përgjigje

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka përjashtuar kategorikisht çdo bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama për të bërë ndryshime të Reformës në Drejtësi. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Berisha u shpreh se për Reformën në Drejtësi do të kërkojë mendimin e Komisionit të Venecias dhe një referendum popullor.

“Në rastin më të mirë kjo përjashtohet në mënyrë kategorike që unë të bashkëpunoj me Edi Ramën, në mënyrë absolute për Reformën në Drejtësi. Do bashkëpunoj me qytetarët shqiptarë, do marr Komisionin e Venecias dhe do jetë referendumi ai që do japë përgjigje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?