A do të jetë i zgjedhuri i Ramës në zgjedhjet lokale? Flet Erion Veliaj
Kryebashkiaku Erion Veliaj duket se do të kërkojë një tjetër mandat për drejtimin e kryeqytetit, në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Nga kongresi i PS, Veliaj tha se socialistët ndezin sot motorët jo vetëm për zgjedhjen e Presidentit të ri, por edhe për zgjedhjet vendore.
“Ndezëm sot motorrët jo vetëm për zgjedhjen e presidentit, por edhe për zgjedhjet e ardhshme vendore. Plani është të vazhdoj t’i shërbej qytetit për të vijuar projektet për qytetin. Sot situata është më ndryshe, por ka projekte që ende s’kanë mbaruar’. –u shpreh Veliaj për Top Channel.