A do të lahen me gjak nesër rrugët e Prishtinës?

 

 

Partitë opozitare duket se e kanë një plan ogurzi për ditën e nesërme, kur është paraparë mbledhja e Kuvendit të Republikës. “Gjasat janë që të derdhet gjak”, thonë burime të Gazetës Express të afërta me organet e sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në orën 10:00 është caktuar nisja e seancës plenare, ndërkohë që çdo deputet – përfshirë ministrat, kryeparalamentarin dhe vetë kryeministrin – pritet të kontrollohen imtësisht në hyrje të ndërtesës.Burime të Gazetës Express thonë se partitë opozitare kanë porositur deputetët e tyre që mos t’i lejojnë policët t’i kontrollojnë në trup, duke provokuar kështu incidente në hyrje të ndërtesës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por jo vetëm kaq.

“Partitë opozitare kanë thirrur përkrahësit e tyre që të tubohen në shesh, pranë ndërtesës së Kuvendit”, ka thënë një burim i Gazetës Express.

Përfaqësuesit e organeve ligjzbatuese dhe diplomatët perëndimorë janë tejet të shqetësuar me këtë situatë.

“Kemi informacione se disa njerëz me precedent penal do të jenë aty”, ka thënë burimi i Gazetës, i cili iu referohet informatave që kanë marrë në rrugë operative mbrëmjen e sontme.

“I frikohemi më të keqes”, thotë burimi i Gazetës Express.Opozita planifikon të mbledh njerëz nga frika se Kryerlamentari mund të urdhërojë sigurimin e Kuvendit që t’i nxjerr jashtë deputetët e opozitës.Partitë opozitare, të prira nga Vetëvendosje, ka kohë që po bllokojnë mbajtjen e seancave të Kuvendit, duke kundërshtuar në këtë mënyrë, marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe.

Në seancën e fundit, kundërshtimi kaloi në dhunë, ku deputetë të opozitës hodhën edhe gaz lotësjellës në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili hodhi gazin lotësjellës në Kuvend gjatë seancës së fundit, u arrestua të hënën në Prishtinë, rreth orës 21:00, pikërisht për këtë vepër.Kjo bëri që shumë aktivistë të Vetëvendosjes, të prirë edhe nga deputetë e krerë të partive të tjera opozitare (AAK dhe Nisma), të protestonin dhunshëm deri në orët e mesnatës nëpër rrugët e kryeqytetit.

Ata, fillimisht mësyen stacionin policor në qendër të Prishtinës ku edhe po intervistohej Kurti.Protesta eskaloi në dhunë. U hodhën gurë në drejtim të stacionit policor, u dogjën tri vetura të Prokurorisë, etj.Ndërkohë, Albin Kurti, paralajmëron se edhe nesër do të përdoren metoda të ngjashme në Kuvendin e Kosovës.

Këtë, ai e ka konfirmuar në emisionin “Opinon” të Blendi Fevziut.

“Do të veprojmë me metoda të ngjashme”, përgjigjet Kurti, në pyetjen se çka do të bëjë opozita nesër në Kuvend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?