A do të nis hetimi dhe konfiskimi i pasurisë së politikanëve multimilioner!?

 

 
 

Kur do të shohim me bujë jo më vetëm arrestime, por edhe konfiskimin e pasurisë së qindra politikanëve milionerë, pronar shumëkatëshesh -pallatesh, restorantesh, shtëpish luksoze me restorante e basene?
Vetëm nga deklarimet e pasurisë në Agjencinë Antikurrupsion bëhet e ditur se shumë politikanë të zot e të pa zot, zyrtarë të lartë shteti dhe të tjerë kanë bërë miliona e miliona euro. Por, ajo që është më e keqja këta multimilioner të rinj e kanë nxjerrë pasurinë e tyre jashtë shtetit, duke provuar t’ia humbin gjurmët.

Para pak ditësh ishte kryeministri Isa Mustafa që e vuri në dyshim të plotë funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Një ligjërim ankues, gati krejt popullor, ashtu siç po ndihen shtetasit e tij, por edhe më dëshpëruese për vetë qytetarët, teksa shohin një kryeministër gati të pashpresë.
Kjo situatë e pashpresë i detyroi shqiptarët që të ikin dhe ta braktisin atdheun. Madje qindramijëra, thuaja si të ishin në prag të ndonjë lufte tragjike si ajo me Serbinë. Paradoksalisht shqiptarët ikën nëpër shtetin serb, por tashmë të udhëhequr nga mafia politike serbe, nëpërmjet mafies së Kosovës.
Dhe po aq paradoksalisht askush nuk u arrestua, nga figurat kyçe që ndihmuan ën zbrazjen e Kosovës. Pra, dhimbja e Kosovës është shumë me madhe, nga ajo që përshkruhet nga Mustafa.
Por, ai sikurse ka premtuar sado pak që të korrigjohet marrëveshja e kufirit me Malin e Zi, duhet ti jap shans drejtësisë duke shkarkuar Mehën nga puna e mëtejshme në krye të Komisionit për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, dhe që ti hetohet pasuria e tij, lirshëm nga drejtësia, duke e pezulluar të paktën edhe nga funksioni në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, nëpërmjet së cilës mund të mbrohet, mbase duke shantazhuar po figura publike.
Tashmë kemi parë jetën luksoze edhe të ambasadorit Lladrovci, një shtëpi e ndërtuar në fshatin e tij, ku mungonte vetëm edhe një anije, të cilën mbase do ta vendoste aty diku sikur të kishte një lum të lundrueshëm nga varkat dhe jahtet.
Ndoshta kjo i ka detyruar shumë prej tyre të heqin dorë nga ide të tilla, por nuk përjashtohet mundësia që pasuri marramendëse, të jenë investuar në bregdetin shqiptar, e madje edhe ka që kanë investuar më tej, në parajsën që ofron Dubai. Ka jo pak politikanë që përfolen se mund të kenë investuar atje, në pasuri që nuk janë identifikuar. Po ashtu ka politikanë që kanë investuar në Turqi, madje kanë nxjerrë para me thasë jashtë shtetit! I. Morina

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?