A fshihet pas kërcënimeve të Rudina Hajdarit? Flet Korab Lita
Pas denoncimit të deputetes Rudina Hajdari se e kishin kërcënuar në zyrën e saj, vjen një reagim nga kreu i grupit demokrat, Korab Lita.
Teksa është pyetur nga gazetarët nëse qëndronte pas kërcënimeve të Hajdarit e cila i bëri publike sot në foltoren e Kuvendit, Lita ka mohuar kategorikisht se qëndron pas kësaj ngjarje.
“Jam deputet si zonja Hajdari. Nuk përgjigjem për sigurinë në Kuvend. Jo se kam kërcënuar, e kam kolege. Me zonjën Hajdari shkojmë dhe takohemi në zyrë. Dy ditë më parë jemi takuar. Në gjaknxehtësi e sipër thuhen këto gjëra, por ne jemi koleg. Nëse kam terren për kërcënim, mund të kërcënohem dhe unë”, pohoi ai.