A janë të verteta rrogat e larta, të publikuara, të Entit Rregullator të Energjisë?
Kjo listë pagash të larta që thuhet se paguhet administrata e Entit Rregullator të Energjisë, kërkon një sqarim publik te këtij Enti.
Lista qarkullon në media dhe rrjete sociale ndaj duhet të ketë një përgjigje nëse këto paga të botuara janë reale apo jo.
Por nëse mbeten të verteta këto shifra marramendëse në kushtet e Shqipërisë, ndërkohë që ky Ent do të 5 fishojë çmimin e energjisë elektrike nga data 1 tetor për çdo konsumator që kalon 800 kv/orë, atëhere kjo është e paskrupullt.
Mbetet të presim reagimin zyrtar të Entit.

KOHA JONË SONDAZH

