A ka Shqipëria miq në administratën Trump? Ja çfarë thotë ish-kryeministri

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ishte sot i ftuar në emisionin “Fakt” në Syri.net ku ndër të tjera foli edhe për marrëdhëniet me administratën Trump. Berisha tha se ai ka miq në administratën e re dhe se ka patur komunikim me shumë republikanë.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: A keni ju miq në administratën aktuale?

Swiss Digital Desktop Reklama

Sali Berisha: Pa diskutim, miq edhe të shkëlqyer, por jo vetëm unë, ka Shqipëria. Të themi një gjë: Ekipin që ky, ta themi në thonjëza, i panjohur për politikën, se në botën e tij ky ka qenë star dhe super star. Ekipin që ky soli është ekipi i gjigantëve, në të gjitha aspektet. Unë besoj që në Shtëpinë e Bardhë të jetë ulur një ekip kolosësh, kolosë suksesi, i përbërë nga një gjenerali që mori Pentagonin është gjenerali më i respektuar në historinë e pas luftës së SHBA, Matis e të tjerë me radhë. Kongresmeni Pompeu, që mori CIA, nuk është gjeneral, por është Westpoint, është Harvard, është Kongres. Ky ka sjellë me vete në grup gjigantësh suksesi, me të cilët nuk besoj kurrë që do preken vlerat, do zgjerojnë dhe do lartësojnë vlera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Peka: A ka patur Sali Berisha, komunikim apo mesazh me ndonjë anëtar i administratës së Trump, pas fitores?

Berisha: Kam patur. Unë kam miq në të gjitha anët, natyrisht më shumë republikanë. Nuk shkova sepse kam qenë një herë. Eksperienca është e jashtëzakonshme. Ata që se kanë ndjekur, është humbje, por për të dytën, nuk përbën një risi. Ne kemi miq aty, në administratë, do kemi dhe miq të tjerë se janë duke u plotësuar vendet

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?