Zgjedhjet/A po krijohet Poli Politik Meta-Blushi, plus 17 parti politike?
Krisje e fortë në koalicionin PS-LSI. Akuzat e ministrit Lefter Koka, të cilat pasuan ato të ministrit tjetër të LSI, Ylli Manjani, përforcuar nga deputeti i LSI në Gjirokastër Vangjel Tavo, kanë krijuar një termet në PS. Nëse akuzat nuk ishin të sakta dhe po të mos kishin mbështetje në publik duhej që kryeministri Rama t’i kishte shkarkuar brenda ditës dy ministrat e LSI. Ashtu sikurse shkarkoi për një orë kryeministri Meta në vitin 2001 dy ministrat Zef Preçi dhe Preç Zogaj. Por firma e shkarkimit kërkon kurajo, vendosmëri dhe marrje mbi shpatulla të rrezikut të humbjes së karrikes. Mbi të gjitha duhet të jetë e drejta me ty kur firmos shkarkimin e ministrave.
Fakti që kryeministri Rama doli në facebook me ca radhë “sqarimi” duke mbrojtur ministrin e brendshëm nga sulmet e ministrit të LSI tregon autoriteti i qeverisë është përtokë. Një burrë shteti merr përsipër çdo rrisk politik, duke shkuar dhe në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditëve. Përderisa nuk i shkarkoi ministrat tregon se nuk ka numrat në parlament si dhe numrat për pas zgjedheve parlamentare. PS-ja në rastin më të mirë të mundshëm dhe sikur “Zoti” të zbresë në qendrat e votimit me datë 18 qershor nuk i kalon dot 60 deputetë. Pa LSI nuk bëhet numri magjik 71 deputetë që duhet për të krijuar qeverinë.
Ndaj PS-ja dhe kryeministri nuk kanë kurajo të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, zgjedhje të cilat provokohen nga shkarkimi i çdo ministri të LSI. Eshtë dhe frika se mos numri 71 që duhet për të shkuar në zgjedhje për 45 ditë mund të kalojë tek pala tjetër, e cila e do të pjekur Edi Ramën. Pra pala kundërshtare krijon qeverinë teknike me Ben Blushin kryeministër.
LSI-ja e tradhëtuar, siç tha ministri Lefter Koka, nga PS me porosi nga selia rozë e ku urdhëri është dhënë se “armik kemi LSI dhe jo PD” duket se po shikon krijimin e një Poli Politik ku mendohet të jenë LIBRA e Ben Blushit, mundet dhe ZGJIDHJA e Koço Kokëdhimës, si dhe 17 parti të tjera politike. Nëse ky Pol po diskutohet atëhere humbja e PS-së do jetë alarmante në mandate deputetësh.
Edi Rama mund të shtrijë shtrin dorën e pajtimit me Ilir Metën në mënyrë të sinqertë, ndonëse duket se mosbesimi mes tyre është sa një mal akulli. Po që se ndodh të ulen Meta-Rama, pa hile, ka një mundësi shpëtimi për të majtën, pra të mos përçahet rrezikshëm. Gjithsesi duket se pajtimi dhe rivendosja e miqësisë politike është gati e pamundur.
Gjithsesi prapë ka një fjalë “never say never” (kurrë mos thuaj kurrë), ndaj nuk po nxitohemi. Edi Rama ka nevojë të mos dëgjojë këshilltarët milionerë të disa mediave lejendërtimi-përfituese, të cilët sapo të bjerë qeveria e braktisin, siç braktisën Berishën pas humbjes 2013.
S.P.
KOHA JONË SONDAZH

