Abuzimi seksual i 12 vjeçares, njerku dhe e ëma në gjykatë
Kanë dalë sot përpara gjyqit në gjykatën e Fierit, 40 vjeçarja Selvie Yzeiraj, dhe bashkëjetuesi i saj, 52 vjeçari Ylmi Hoxha.
Me pranga në duar, ata dolën përpara togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë.
Burri akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën 12 vjeçare të gruas së tij prej 6 vitesh.
Hoxha nuk e ka pranuar asnjëherë se ka kryer marrëdhënie seksuale me 12 vjeçaren.
Çifti dhe vajza e mitur jetonin në fshatin Mbyet të Fierit, ndërsa ishte daja i vajzës ai që ka denoncuar rastin në polici.
Rasti u zbulua tri ditë më parë (10 shtator), pasi policia çoi në pranga çiftin e bashkëshortëve pas denoncimit të vëllait të gruas. /Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

