Acarohen marrëdhëniet Serbi-Shqipëri/Ministri i Brendshëm serb: Shqipëria po na cënon sovranitetin

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç i ka dërguar sot një letër Sekretatrit të Përgjithshëm të Interpolit . Sipas tij, kërkesa e  ministrit të Brendshem të Shqipërisë, Saimir Tahiripër të rivlerësuar urdhër-arrestin për Ramush Haradinajn, përfaqëson një ndërhyrje të rëndë dhe të papranueshme për sovranitetin serb.

Kërkesa e Ministrit Tahiri përfaqëson një ndërhyrje të rëndë dhe të papranueshem për sovranitetin e shtetërore të Republikës së Serbisë, që është një anëtarë me të drejta të plotë I Interpolit,  ka thënë Stefanoviç.

“Jam thellësisht i bindur se një organizatë si, Interpoli, duhet të ruajë fokusin ligjor  duke shmangur çësthje me konatacion politik”, shkruan Stefanoviç, sipas agjencisë serbe Kurir.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Prokuroria për Krimet e Luftës në Serbi deklaroi se nuk do të heqë dorë nga çështja kundër Ramush Haradinajt. Sipas kësaj prokurorie, Haradinaj ka rrëmbyer, torturuar dhe masakruar civilëve serbe në vitet ’98-9’9. Ai akuzohet drejtpërdrejt për 63 vrasje, shkruan media serbe Kurir.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot gjykata franceze ka liruar me kusht kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn. Sipas vendimit të gjykatës, Haradinaj duhet të paraqitet dy herë në javë tek autoritetet dhe të qëndrojë në territorin francez deri në vendimin përfundimtar.

Lirimi me kusht i ish-komandantit të UÇK-së vjen dy ditë pasi Ministria e Drejtësisë në Serbi i dorëzoi autoriteteve të Parisit kërkesën për ekstradimin e tij. /Opinion.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?