Acarohet situata tek Mjekësia, Rama ndërpritet nga studenti: Shoqërojeni të marrë…
Kryeministri Rama është përballur me një moment të pakëndshëm këtë të enjte, teksa po fliste në ceremoninë e diplomimit të studentëve të mjekësisë. Gjatë fjalës së tij, një student i sapodiplomuar ka bërtitur nga vendi duke thënë se ‘jemi për arratisje”, duke nënkuptuar plagën që ka kapluar Shqipërinë me largimin e mjekëve nga vendi. Ndërhyrja e studentit është shoqëruar me duartrokitje në sallë, teksa kryeministri ka tentuar ta kalojë momentin e sikletshëm me një batutë.
Personi: Ne jemi për arratisje…
Edi Rama: Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni ushtrimin e profesionit sapo të hidhni kapelën. Merreni dhe jepini recetën e duhur. Në kohën e kaq shumë barnave të rimbursueshëm, i merr falas ilaçet dhe nesër është i kthjellët./Express
Pamjet video duke filluar nga minuta 3:30