Açka përplaset me deputetët: Po ikin palaçot! I kthehet Korreshi: Si nuk të vjen turp ty moj?
Deri në mesnatë, Kryesia e PD-së së vulës u përfshi në debate të forta, që më pas prodhuan edhe dhunë verbale e shantazhe. Shumica e të pranishmëve vendosën në orët e para të mëngjesit të sotëm, që zgjedhjet për kreun e ri të PD-së së vulës të bëhen më 29 korrik.
Teksa një grup deputetësh do largoheshin nga mbledhja, pasi nuk po dëgjoheshin, deputetja Flutura Açka i ka quajtur ata palaço. Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i Saimir Korreshit, i cili e ka pyetur se si nuk i vjen turp.
Flutura Açka: Ja u çuan dhe ikën këta palaçot.
Korreshi: Po si flet kështu, si nuk të vjen turp ty moj?!